LARGIME DHE AFRIME, KF BURRELI PRITET TË MBYLL MERKATON NË FUND TË MUAJIT

LARGIME DHE AFRIME, KF BURRELI PRITET TË MBYLL MERKATON NË FUND TË MUAJIT

Teksa merkatoja e verës vijon, deri tani janë zyrtarizuar edhe disa largime nga sezoni i kaluar. Emrat e përfolur deri tani që nuk do të jenë këtë sezon pjesë e skuadrës matjane janë Dedgjonaj, Fetaj, Ajazai, Gjikolaj, Mëllugja dhe Pasmaçiu. Disa prej këtyre emrave kanë zgjedhur të vetëlargohen dërsa me të tjerët që ju kishte përfunduar kontrata nuk është bërë rinovimi i saj. Drejtues të stafit teknik thanë për Mat Televizion se po punohet intensivisht për të krijuar sa më parë grupin në mënyrë që të gjithë lojtarët të jenë të mësuar me njëri – tjetrin në startin e sezonit të ri 2026 – 2027. Emra të rëndësishëm të kampionatit kombëtarë të futbollit pritet t’i bashkohen skuadrës matjane, ndërsa kanë mbetur pak vende nga të gjitha repartet e fushës për tu plotësuar. Skuadra ka vijuar me seleksionimet e lojtarëve që janë afruar për tu provuar që prej grumbullimit me 15 Korrik. Brenda dhjetë ditëve, mësohet se të shumtë kanë qenë sportistët vendas e të huaj që i janë bashkuar seancave stërvitore për të treguar talentin e tyre dhe shpresuar për të veshur fanellën e skuadrës matjane.