Rruga ndërqytetase nga Lapidari i Zenishtit deri në Rrëshen vijon të jetë segmenti i vetëm në të gjithë Qarkun Dibër, për të mos thënë në rang vendi që nuk ka një përgjegjës për të.

Tashmë problemet e kësaj rruge dihen prej më shumë se 10 vitesh, por ajo që presin banorët që e përdorin këtë rrugë, por edhe ata që lëvizin drejt Rrëshenit apo veriut të vendit, është rehabilitimi.

Mat Televizion ju drejtua muaj më parë Autoritetit Rrugor Shqiptar në lidhje me fatin e kësaj rruge ku ARRSH deklaroi se do t’i propozonte këshillit të Ministrave t’ia kalonte në pronësi.

Por edhe pse kanë kaluar muaj nga kjo përgjigje, ende në vendimet e qeverisë nuk rezulton që të jetë miratuar kalimi i pronësisë së këtij aksi të rëndësishëm jo vetëm për Matin, Autoritetit Rrugor Shqiptar. Tashmë, Mat Televizion do të kërkojë informacion nga Këshilli i Ministrave nëse ka patur vërtetë një propozim të tillë nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar, që është institucioni më i rëndësishëm pas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për mirëmbajtjen dhe financimin e rrugëve në vendin tonë