Biblioteka e Matit veç mundësive për të rinjtë që të lexojnë një larmishmëri librash që gjenden në të, do tu japë mundësinë të gjithë studiuesve që janë të interesuar për dokumente nga Arkivi Qëndror i Shtetit, t’i marrin aty. Këtë të Martë është bërë lançimi i “Këndit Arkivor” Mat brenda bibliotekës. E pranishme për lançimin e këtij këndi ishte Drejtoresha e Evidencës Qëndrore dhe Komunikimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit, Elsa Saka. Hapa e këtij këndi u bë në prani të Zëvendëskryetarit të Bashkisë Mat, Myslym Zeneli, Drejtorit të Qendrës së Kulturës dhe Arteve Sokol Meta, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve, Elson Reçi dhe specialistëve të bibliotekës. Drejtoresha e Evidencës Qëndrore dhe Komunikimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit, Elsa Saka duke sqaruar funksionimin e këtij këndi tha se studiuesit tashmë do ta kenë më të lehtë marrjen e dokumentacioneve për qëllime studimore nga ky kënd, pa qenë nevoja që të paraqiten në Tiranë.

Nga dita e sotme “Këndi Arkivor” Mat është i hapur për të gjithë të interesuarit me qëllime studimore.