Banorët e Stojanit nuk presin më, ja nisin punës vetë për rehabiltimin e rrugës
Banorët e fshatit Stojan në Njësinë Administrative Ulëz në Bashkinë e Matit, nuk kanë pritur më që pushteti vendor tju ripariojë rrugën e tyre, por kanë nisur vetë nga puna për ta rehabilituar atë. Banorët thonë se kanë paguar nga 2 mijë lekë të rinj për familje një mjeti privat për tju sjellë zhavorin të cilin më pas e kanë shtruar vetë.

Banorët ja kanë nisur punës duke mbushur të gjitha gropat që ishin në rrugën e tyre, e që pengonin lëvizjen normale të mjeteve, sidomos të atyre të vogëlave. Vetë banorët shoprehen se ata kontribuar gjithmonë vullnetarisht duke ndërhyrë në përmirësimin e jetës së tyre, jo vetëm për rrugën por edhe për vepra të tjera publike.

Kontributi vullnetar i banorëve të Stojanit është një shembull i mirë për të gjithë komunitetin, i cili tregon se jo gjithçka duhet ta presë nga organet përgjegjëse, por duhet edhe të kontribuojë vetë.