Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mat ku një 80-vjeçare ka mbetur e vdekur në banesë teksa kjo e fundit u shkrumbua nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15  dhe bëhet fjalë për shtetasen me inicialet B.D., 80-vjeçe e cila nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të flakëve.

Dyshimet paraprake sipa spolicisë janë për nje incident aksidental ndërsa kane nisur hetimet për shkaqet dhe rrethant e ngjarjes së rëndë.

Nuk dihet nëse e moshuara jetonte e vetme apo jo në banesën esaj.

Mat / informacion paraprak

Rreth orës 21.15 shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë marrë njoftim se në fshatin Pleshë, Bashkia Klos, ka rënë zjarr në banesën e shtetases B. D., rreth 80 vjeçe,  ku si pasojë ka humbur jetën.

Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se zjarri është shkaktuar  aksidentalisht, nga shkëndija në sistemin elektrik brenda në banesë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po ponohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.