Është liruar nga bùrgu shkaktuesi i aksídentit të rëndë të ndodhur më 2 Janar të këtij viti ku humbën jetën 2 persona përkatësisht, Erion Balla 36 vjeç dhe Hidajete Salliu 72 vjeçe po ecnin në trotuar kur u përplasën për vdèkje në zonën e Porcelanit, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.
Vendimi pwr ndryshimin e masws ndaj tij ‘nw arrèst shtwpie’ është marrë në fund të muajit prill 2020 nga gjykata e Apelit Tiranë, e cila urdhëroi që Lazri, të lirohet nga bùrgu ku mbahej i izoluar.
Prokuroria e Tiranës, ka vendosur të marrë të pandehur Lazrin dhe çështja kundër tij, ndodhet në gjykatën e Tiranës, në pritje për t’u futur në gjykim.
Gjykata kishte vendosur menjëherë pas ngjarjes masën e sigurisë ‘arrèst me bùrg pa afat’ për Etojn Lazrin, 31 vjeç, ndërsa për Edmond Muratin, 36 vjeç ”arrèst me bùrg” me afat 30 ditor, pas aksídentit tragjík që u mori jetën 2 personave në Tiranë.
Nga parakalimi i gabuar dhe shpejtësia e mjetit gri, mbetën të vdèkur në vend dy këmbësorë të cilët ishin në trotuar, duke pritur që të kalonin rrugën në vijat e bardha. Burime nga policia bëjnë me dije se viktimat janë Erion Balla 36 vjeç nga Rresheni, Mirditë dhe Hidajete Salliu, 72 vjeçe, banuese në Tiranë.