4 familjarëve dhe vetë 16 vjeçares së infektuar me Covid-19 në Batërr të Vogël në Mat, një ditë më parë ju janë marrë sërisht kampion për analizë.
Burime zyrtare pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Mat, thanë se të 5 analizat përfshirë edhe 16 vjeçaren kanë rezoltuar negative nga Covid-19.
Ndërkohë pritet që për tu siguruar plotësisht që është shëruar, 16 vjeçares do t’i bëhet edhe një analizë në ditët në vijim.