Zonat rurale në vendin tonë vijojnë të mos njohin projekte zhvilluese kryesisht në infrastrukturë. Por edhe në ato zona ku ka investime, sot problem mbetet mungesa e banorëve. E tillë është edhe lagjja “Shënkoll” e fshatit Pleshë në Bashkinë Klos. Banorët që jetojnë aktualisht në këtë lagje shprehen se kanë mjaftueshëm ujë të pijshëm, ujë vaditës dhe rruga është lehtësisht e kalueshme. Por ashtu si në çdo fshat tjetër të vendit tonë edhe këtu ka patur largime të banorëve ndër vite. Banorët që jetojnë ende në këtë fshat shprehen se tani që janë thuajse të gjitha, mungojnë njerëzit për të punuar tokën dhe për t’i dhënë fshatit gjallërinë e duhur.
Sink… Banorë
Largimi i rinisë nga fshati është një fenomen që nuk po ndalet prej 30 vitesh, ndërsa aty mbeten vetëm të moshuarit.