Lagjja “Hoxha” në Shkallë, totalisht e braktisur

0
10

Vëzhgimi ynë këtë të martë u ndal në lagjjen “Hoxha” të fshatit Shkallë në Njësinë Administrative Xibër të Bashkisë Klos. Siç duket nga pamjet, mbi 90% e banesave të kësaj lagjeje janë totalisht të pabanueshme dhe gati në shembje. Kjo për shkak se prej vitesh familjarët i kanë braktisur dhe tashmë në to nuk jeton askush. Nga 12 famije që kanë qenë, sot kanë mbetur vetëm dy. Një nga banorët e lagjes “Hoxha” Liman Hoxha shprehet se braktisja erdhi gradualisht pasi nuk kishte asnjë investim në infrastrukturë. Ai shton se rruga e Arbrit nuk ka ndryshuar asgjë, pasi ata që janë larguar nuk rikthehen më, dhe sipas tij investimi duhej të ishte bërë më parë se ata të largoheshin.

Bashkëshortja e Limanit, Rrahime Hoxha thotë se në lagjen “Hoxha” të fshatit Shkallë kanë mbetur vetëm ata të dy, pasi edhe fëmijët janë larguar për një jetë më të mirë.

Lagjja “Hoxha” në fshatin Shkallë të Njësisë Adminisatrative Xibër në Bashkinë e Klosit ndodhet ngjitur me rrugën e Arbrit, por pamja e saj është sa e dhimbshme aq edhe e frikshme, pasi kullat e vjetra janë drejt rrënimit të plotë për shkak të largimit masiv të banorëve.