Banorët e lagjes “Gjoni në fshatin Baz të Bashkisë Mat, ankohen se ardhja me vonesë e ujit vaditës iu ka shkaktuar atyre tharjen e bimësisë. 75-vjeçarja Liza Gjoni shprehet se kanali vaditës ka ardhur me vonesë, ndërsa sot nuk ka asnjë përgjegjës për ta menaxhuar, duke bërë që ta përdorë kur të çohet më herët.

Për të mbjellat e saj, Liza shprehet se uji tashmë nuk është i nevojshëm, pasi ato pothuajse kanë tharë të gjitha. Një tjetër problem që nga 75-vjeçarja është edhe mungesa e punësimit të të rinjëve në fshat të cilat tashmë kanë marrë rrugët e emigrimit, e fshati po shkon drejt braktisjes totale.

75 – vjeçarja Liza Gjoni kërkon më shumë angazhim e përgjegjësi nga organet përgjegjëse jo vetëm për ujin vaditës, por edhe për shërbimet e tjera që duhet të përfitojnë banorët.