Duhej të ishte ndër lagjet më të rregulluara e me infrastrukturën më të mirë, por lagjja e “Lixhave” në qytetin e Peshkopisë është lënë në harresë të plotë. Ndonëse në atë lagje jetojnë rreth 500 banorë e qëndrojnë mijëra persona të tjerë që kurohen në ujërat termale, problemet janë të shumta. Pushuesit dhe vetë banorët radhitin disa nga problem që ata i quajnë imediate.
Ata shprehen se problemi më i madh është rruga pasi nuk ka asnjë lloj kushti për këmbësorët por edhe për mjetet. Rruga e kësaj lagjeje me një gjatësi jo më shumë se 700 metra, është e paasfaltuar, nuk ka trotuare, ndriçim dhe stola pushimi për të moshuarit që frekuentojnë llixhat. Po ashtu, një tjetër problem është edhe prania e ujërave të zeza të cilat janë në sipërfaqe.
Veç probleme më lart, banorët e lagjes së “Liixhave” dhe pushuesit që frekuentojnë ujërat termale të Peshkopisë thonë se në këtë zonë mungojnë edhe kontenierët e mbeturinave, duke shkaktuar ndotje të tmerrshme të ambjentit.