Rreth 15 familje në lagjen Çupaj mes Bulqizës së re dhe asaj të vjetër rrezikojnë të mbeten pa banesa për shkak të rrëshqitjes së tokës. Shumë banesa janë plasaritur e çarë si pasojë e këtij fenomeni. Banorët thonë se kjo situatë ka ardhur pas hapjes së trasesë së rrugës së Arbrit pak vite më parë.
Sipas tyre, punimet jo me standarte të bëra në ndërtimin e këtij aksi, bëri që toka të rrëshqiste. Zaim Rrahmani është ndër më të dëmtuarit nga kjo situatë. Banesa e tij ndodhet shumë pranë rrugës së arbrit dhe se dëmet e shkaktuara në të janë të mëdha, duke e bërë gati të pabanueshme. Por një situatë e tillë është në të gjithë lagjen, ku jo vetëm banesat por edhe tokat bujqësore janë çarë.
Për banorët e kësaj lagjeje, aneksat e tyre ndaj shtetit dhe bashkisë kanë rënë në vesh të shurdhës, pasi edhe pse kjo situatë ndodh prej vitesh, ende nuk është marrë asnjë masë.