Banorët e lagjes Budini në fshatin Suç të Bashkisë së Klosit ankohen se investimi për ndërtimin e një muri mbrojtës të rrugës së tyre dhe kanalit anësor nuk ka përfunduar i gjithi. Sipas banorëve, mosndërtimi i plotë i murit në hyrje të lagjes, rrezikon shembjen e rrugës automobilistike. Ata shprehen se dikur bashkia nisi një ndërhyrje, por që nuk e çopi deri në fund. Tjetër problem është edhe kanali anësor i cili shërben për mbledhjen e ujërave të shiut gjatë stinës së dimrit dhe ujit vaditës gjatë stinës së verës. Edhe ky investim sipas banorëve ka mbetur përgjysmë. Banorët kërkojnë që të ndërhyhet në këto dy vepra, për të shpëtuar shembjen e rrugës.