Edhe pse është një lagje që afër saj ka burime të mëdha ujore që mund të përdoren për ndërtimin e një ujëjsellësi të mirëfilltë, lagjja Ballosh në fshatin Fshat të Klosit është pa ujë të pijshëm. Disa nga banorët e kanë zgjidhur privatisht këtë problem duke shtrirë me kilometra tuba deri në fshatin Shkallë të Xibrit për të marrë ujë të pijshëm. Por pjesa tjetër e banorëve janë pa ujë, duke shfrytëzuar vetëm disa burime të vogëla natyrale pranë fshatit.
Ata shprehen se gjithmonë ju premtohet në fushata elektorale uji vaditës e ai i pijshëm, por askush nuk e mban premtimin. Banorët thonë se uji që konsumojnë nuk është aspak i sigurtë pasi nuk i janë bërë as analiza.
Tubat e ujit të pijshëm që disa nga banorët kanë marrë ujin në mal kalojnë në terren të hapur, duke qenë lehtësisht të dëmtueshme e aspak të sigurta.