Tre lagje të fshatit Rripë në Njësinë Administrative gurrë në Bashkinë Klos, vijojnë të mos kenë rrugë automobilistike. Prej afro 2 muajsh, rruga e fshatit të tyre, u shemb nga ujërat e shirave të vazhdueshme. Banorët e këtyre lagjeve kanë kërkuar vazhdimisht që të riparohet shembja, por deri tani nuk është bërë asgjë. Ndërkohë, kryetari i fshatit Rripë, Liman Baku thotë se edhe ai si përfaqësues i fshatit ka kërkuar që të rregullohet rruga pasi banorët e këtyre lagjeve po vujnë mungesën e rrugës pasi të gjitha materialet duhet t’i dërgojnë në shtëpi me kafshë ngarkese. Po ashtu, sipas tij, problem mbetet edhe transportimi i fëmijëve për në shkollë.

  Baku thotë se probleme të rrugës ka edhe në lagje të tjera, ndërsa kërkesa e tyre ka rënë në vesh të shurdhër.

Dëmtimi i rrugës së tre lagjeve në Rrupë të Gurrës ka ndodhur që në mesin e muajit Nëntor të vitit të kaluar.