Dhjetra banorë të lagjeve “Alla” e “Barruku” në fshatin Rripë të Njësisë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit janë pa rrugë automobilistike. Ata detyrohen të transportojnë çdo gjë në krah deri tek banesat, pasi mungon rruga e makinës. Kjo situatë i shoqëron këta banorë prej 30 vitesh. Dashamir Barruku tregon se motomjetin e tij duhet ta lërë tek banesa e hallës e më pas duhet të udhëtojë në këmbë drejt banesës së tij.

  Banorët shprehen se prej 3 dekadash i kërkojnë pushtetit vendor që ta zgjidhë këtë problem, por askush nuk jua ka zgjidhur, duke mbetur edhe pse në vitin 2022 pa rrugë makine. Sipas banorëve situata është bërë e papërballueshme pasi janë pothuajse të izoluar. Ata kërkojnë që pushteti vendor të zgjidhë problemin.

Veç rrugës, një tjetër problem për këta lagje është edhe furnzimi me ujë të pijshëm. Ata shprehen se rrjeti sjell sasi shumë të vogël uji në dimër, ndërsa verës nuk kanë aspak.