Ky është Ahmet Sala nga fshati Maqellarë i Dibrës. 4 vite më parë, Ahmeti ngriti fermën e tij, punë të cilën e kishte bërë edhe në shtetin fqinj të italisë. Megjithëse ai u kthye për të investuar në vendin e tij të lindjes, Ahmeti nuk është i kënaqur duke radhitur një sërë problemesh me të cilat po përballet vazhdimisht. Investimi i tij nuk ka konsistuar vetëm në shtimin e lopëve por edhe në teknologji. Ahmet Sala tregon se prodhon rreth 60 litra qumësht në ditë, por nuk ka treg për shitjen e tij, e po ashtu çmimi është shumë i ulët. Sipas fermerit Sala as produktet e tjera të bulmetit, si djathi, gjiza, gjalpi etj nuk kanë treg shitjeje. Veç mungesës së mbështetjes nga strukturat e bujqësisë, fermeri Ahmet lata thotë se tregun e pushtojnë prodhimet e shteve fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Kosova. I gjendur në këto kushte, ai shprehet se do t’i shesë të gjitha lopët dhe do të kthehet në Itali.