Para disa dekadash askujt nuk i shkonte ndërmend që gjelat e detit të mbarështohen në fshatrat malorë të Bashkisë Klos, siç është dhe fshati Plani i Bardhë. Gjelat e detit jemi mësuar t’i shohim të rriten në vendet fushore e bregdetare, por tani mund t’i gjejmë edhe në mal me ushqime bio. Tufa e shpendëve me rreth 100 krerë gjela deti ndodhet në lagjen Kodra e Kukës të fshatit Plani i Bardhë në Bashkinë Klos.
Mbarështuesi i tyre është fermeri Agron Skordha, një emigrant, që pas më shumë se dhjetë vite punë në Greqi, ka vendosur që të kthehet të investojë në vendlindje. Por në biznesin e tij Agroni nuk është fokusuar vetëm te gjelat e detit por dhe të mbarështime të tjera në blektori, si dhi dhe lopë.
Vetë Skordha thotë se ky biznes është familjar dhe se e gjithë familja përpiqet të jetojë me këtë biznes, pasi nuk kanë të ardhura te tjera.
Nga ana tjetër fermeri Skordha shprehet i pakënaqur nga mbështetja e siguruar nga shteti. Ai thotë se krejt ndryshe ndodh në shtetin grek ku fermeri ka si detyrë vetëm t’i rrisë e t’i bëjë gati për treg shpezët apo gjedhët, pastaj është vetë shteti që vjen dhe i merr për t’i tregtuar.