Ka nisur seanca e parë plenare në Kuvendin e Shqipërisë, pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku edhe janë njoftuar projektligjet e depozituara në Kuvend.

Vasilika Hysi theksoi së në Kuvend janë depozituar dy vakanca dhe se një grup deputetësh kanë paraqitur kërkesë për shkarkimin e presidentit.

Ndërkohë në fjalën e tij Halit Valteri ka kërkuar miratimin e faljes së gjobave që janë marrë gjatë pandemisë së Covid.“Zoti Balla do t’ju lutesha ta merrni në konsideratë dhe unë do të punoj fort që opozita të na bashkohet tek kjo nismë”, tha ai.

Në fjalën e tij Taulant Balla tha se seanca e 13 majit të zëvendësohet për shkak se përkon me festën e Bajramit, ndërsa seanca e ditës së enjte të zhvillohej në ditën e premte.

Nga ana tjetër këtë të martë në Durrës është zhvilluar ceremonia e “Defender Europe 21”.