Duke bërë një ndarje gjinore, 50.5 % e zgjedhësve janë meshkuj, ndërsa 49.5 % janë femra. Por ka edhe shqiptarë të cilët nuk do iu lejohet që të shprehin vullnetin e tyre në këto zgjedhje parlamentare. Bëhet fjalë për 1,098 shtetas që nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit. Këta qytetarë përveçse janë të dënuar për veprat penale që kanë kryer, gjithashtu iu është hequr e drejta për të zgjedhur në 25 prill.
Për 3,588,869 shqiptarët me të drejtë vote këtë 25 prill, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ngritjen e 5199 qendrave të votimit në 61 bashkitë e vendit. Këto qendra votimi do të grumbullohen për t’u numëruar në 92 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor.
Të ndara sipas qarqeve, Tirana është qarku më i madh, ku do të garohet për 36 mandate. Për shpërndarjen e këtyre mandateve, të drejtën e votës e kanë 910.494 të ndarë në 1243 qendra, të cilat do të numërohen në 18 KZAZ.
Janë 3,588,869 shtetas shqiptarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 25 prillit.
Edhe pse censusi i vitit 2011 e ka nxjerrë numrin e popullsisë diçka më shumë se 2.8 milionë banorë, në listat e zgjedhësve figurojnë edhe emigrantët që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë. Për këta të fundit megjithëse pati shumë përpjekje, sërish nuk u arrit që t’u mundësohet votimi nga vendet ku jetojnë.
Bazuar në të dhënat e përpiluara nga Ministria e Brendshme, në këto zgjedhje janë 107,024 të rinj dhe të reja që do të votojnë për herë të parë.
Në renditjen e qarqeve më të vegjël, Dibra është e treta, me vetëm 5 mandate deputeti dhe 131,225 qytetarë me të drejtë vote. Në këtë qark janë 227 qendra votimi, ndërsa numërimi do të bëhet në 4 KZAZ.