Kush janë katër kandidatët e partisë Socialiste në qarkun Dibër

0
7

Sot kryesia e partisë socialiste hoqi çdo dyshim në lidhje me kandidatët e 30 qershorit. Ndërkoh që opozita ka thirrur protestën e rradhës kjo duket se nuk e ka shqetësuar kryeministrin Rama teksa ka zgjedhur të njëjtën ditë për të shpallur kandidaturat. Në Mat u zgjodh drejtori i Osshe Agron Malaj i cili prej kohësh është një nga drejtuesit e partisë Socialiste. Në Klos kandidati i përzgjedhur është Ilmi Hoxha që vjen nga një karrier në rradhët e ushtrisë, supriza vjen në bashkinë Dibër ku pritet të lërë detyrën kryetari aktual Muharrem Rama dhe nën siglën e PS do kandidojë Dionis Imeraj i cili është akuzuar një vit më parë për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Në Bulqizë do kandidojë kryetari i partisë Socialiste i degës Bulqizë Lefter Alla.

Agron Malaj

Ilmi Hoxha

Lefter Alla

Dionis Imeraj