Beqir Valteri i lindur ne vitin 1892 në fshatin Vinjoll të Matit do bëhej i njohur për opionin publik pas atentatit për vrasje të kryeministrit të asaj kohe Ahmet Zogut.
Familja e Ahmet Zogut mendohet që i kishte paguar edhe shkollimin Valterit në Itali.
Po pse ky vendim për të ekzekutuar bashkëpatriotin e tij nga Mati?
Vetë Ahmet Zogu do të drejtonte gishtin nga Avni Rustemi për kurdisjen e këtij atentati.
Një tjetër version është ai i hakmarrjes ku mendohet që pas vrasjes së xhaxhait të Valterit ishte Lal Krosi një nga njerëzit më të besuar të Ahmet Zogut.
Ai do arrestohej direkt pas ngjares pas disa orë bisedimesh ku i premtohej që do i falej jeta.
Beqir Valteri do mbetej vetëm pak kohë në burg dhe më pas do lirohej, një vendim i cili do të merrte reagime të ashpra nga matjani tjetër Zogu dhe bashkësia ndërkombëtare.
Gjatë Luftës II Valteri ishte deputet në parlamentin kuisling, dhe nga vjeshta e 1944-s themeloi një parti “atdhetare” për të cilën bëri dhe një program. U arrestua dhe u burgos nga fitimtarët e luftës, dhe shumë shpejt u dënua me vdekje.
Arlindo Vani Mattv.al