Më në fund është eleminuar rreziku që iu kanosej banorëve të lagjes Kërçova në fshatin Kudrari të Bashkisë së Klosit. Kabina elektrike e kësaj lagjeje ishte kthyer në një rrezik për banorët e sidomos për fëmijët, kjo për shkak se gjendej në rrugë dhe lehtësisht e prekshme nga të gjithë. Banorët falenderojnë Mat Televizion për sensibilizimin e bërë si dhe OSHEE që më në fund ndërhyri, duke e zhvendosur kabinën në një shtyllë të re dhe të paprekshme nga fëmijët. OSHEE ndërhyri në këtë kabinë jo vetëm për ta bërë atë ajrore, por edhe për të sistemuar rrjetin përcjellës i cili shumë herë është bërë shkak për djegien e pajisjeve elektroshtëpijake, apo të djegies së një stalle bagëtie.