Kjo kabine elektrike ndodhet në fshatin Kurdari të Njësisë Administrative Suç. Siç shihet edhe nga pamjet, ajo është vetëm pak centimetra mbi tokë duke u bërë e aksesueshme nga çdo grupmoshë.
Banorët që jetojnë përreth kërkojnë ndërhyrjen e OSHEE-së sa nuk është shkaktuar ndodnjë tragjedi. Kabina ndodhet ngjitur me rrugën që përdorin fëmijët kur shkojnë në shkollë. Banorët tregojnë se kjo është bërë shkak edhe për djegien e stallave të bagëtisë pak metra më tutje. Sipas tyre, të gjithë abonentët janë pagues të rregullt të energjisë elektrike, ndaj kërkojnë investim që të mos rrezikojë jetën e banorëve.
Po ashtu banorët thonë se ka nevojë për investim edhe rrjeti i shpërndarjes deri tek matësat.