Para viteve 90-të, për shumicën dërrmuese e shqiptarëve kjo ishte mënyra e vetme për tu takuar me kinematografinë pasi në shtëpi mungonin televizorët që të mund të shihnin prodhimet e kinostudios “Shqipëria e Re”. Me një aparat projeksioni, 73 vjeçari Ramazan Toçi, shfaqte filmat në fshtatrat e Matit. Ramazani e ka nisur këtë punë që në vitin 1967. Ai mbaroi shkollën e mesme e më pas bëri një kurs 1 vjeçarë pranë kinostudios “Shqipëria e Re” në Tiranë. Pasi u praktikua, ai nisi punën në kinemanë e Burrelit ku detyra e tij ishte të shfaqte filma në fshatra për shkollat, për ata që punonin në kooperativat bujqësore etj.
Ramazani e ka nisur këtë punë që në vitin 1967 dhe ka zgjatur plot 27 vite, dëri në vitin 1994. Nga prishja e sistemit monist e deri në 94-trën, ai e ka ushtruar punën e operatorit në kinemanë e qytetit të Burrelit.
Çdo gjë ishte me plan që vinte nga kinostudio “Shqipëria e Re” dhe sektori i arsimit në atë kohë. Pas marrjes së detyrave operatorët shpërndaheshin nëpër zonat e caktuara për të shfaqur filmat. Shkollat i shihnin pa pagesë ndërsa të tjerët paguanin, thotë Ramazani.
Ramazani vijon të kujdeset deri në detaj për aparatin filmnxjerrës. Ai e ka mbajtur në gjendje pune edhe sot e kësaj dite. Pas vitit 1994, Ramani thotë se e ka përdorur vetëm dy herë.
Operatori që punoi për afro 3 dekada në shfaqjen e filmave, Ramazan Toçi thotë se më e mira e filmave të sotëm krahasuar me ata para viteve 90-të është vetëm tek teknologjia, pasi përmbajtja ka qenë më e mirë në atë kohë.