Eko Abdominale e re në Spitalin Bashkiak Mat,
Një tjetër pajisje e re moderne i është shtuar Spitalit Bashkiak Mat. Kabineti i imazherisë është pajisur me një Eko të re Abdominale. Drejtori i Spitalit Bashkiak Mat, Erion Bala tha se ashtu si pajisjet e tjera tek laboratori i analizave, edhe kjo eko është mundësuar falë donacioneve. Projekteve të hartuara nga spitali i është përgjigjur një nga institucionet financiare. Sipas Balës, ekoja abdominale do të sjellë një fazë të re të shërbimit të imazherisë në spitalin bashkiak Mat, ku pacientët do të marrin shërbim më të saktë e bashkëkohor. Mjeku imazherist, Islam Mamica u shpreh se falë kësaj ekoje, shërbimi ekzaminues ndaj pacientit do të jetë më i mirë. Spitali Bashkiak Mat pritet të furnizohet me të tjera aparatura moderne në ditët në vijim, si nga financimi i Ministrisë së Shëndetësisë por edhe donacione të ndryshme.