Ekipi i Burrelit udheton sot drejt Lezhës ku e pret përballja interesante ndaj Besëlidhjes. Ndeshja mund të rezultojë një pikë kthese për matjanët pas rezultateve jo bindëse të javëve të fundit.
Ky kompeticion nuk ka rezultuar me fat për matjanët pasi vitet e fundit gjithmonë jemi eleminuar në fazën e parë. Por ndryshe nga vitet e tjera Burreli do përballet me një ekiop inferior në organikë edhe pse mësohet se trajneri Sajmir Patushi do të hedhë në fushë shumë të rinj.