Burreli fitoi dje 2-0 me Orikun në shtëpi. Sfida që vlente për javën e 18 të Kategorisë së Parë, grupi A, sheh vendasit në krye të klasifikimit. Në lidhje me këtë ndeshje, miqtë e Orikut kanë akuzuar se njëra nga dy penalltitë kundër tyre e kthyer në gol ka qenë inekzistente.

Në kanalet zyratre të komunikimit, Oriku ka publikuar videon duke treguar momentin. “Mbasi nuk na dhanë katër penallti në Orikum, sot Burreli fiton 2 penallti njëra nga të cilat është kjo”, shkruajnë vlonjatët. Me golat e Vecaj dhe Tomës, Burreli pret sot në krye rezultatin e ndeshjes mes Korabit dhe Dinamos ndjekëse.