Tendenca e muajve të verës për të gjithë është ekspozimi ndaj diellit, për të marrë kështu edhe rreze për ngjyrën e trupit. Por mjekja Dermatologe pranë Spitalit Xhavit Mara të qytetit të Burrelit thotë se duhet bërë shumë kujdes jo vetëm me orët e ekspozimit në diell, por edhe me kohën që duhet të qëndrojmë gjatë ditës. Sipas mjekes dermatologe Zana Elezi, ekspozimit të tepërt në rrezet diellore duhet të bëjnë kujdes disa kategori njerëzish.
Mjekja dermatologe Zana Elezi tregon edhe mënyrat se si duhet të mbrohesh nga dëmtimi sidomos i lëkurës nga rrezet e tepërta diellore, qoftë gjatë periudhës së plazhit e qoftë gjatë qëndrimit në ambjente të tjera.
Përveçse janë të nevojshme, marrja e tepërt e rrezeve në ditët e nxehta të verës, mund të jenë të dëmshme, ndaj dhe duhet bërë shumë kujdes.