Kryqi i Kuq Shiqptar dega Mat është mbledhur këtë të shtunë për të analizuar punën e dy viteve të fundit të bërë nga kjo degë. Kryetari i Kryqit të Kuq Shqiptar Dega Mat, Abdi Pasha tha se gjatë kësaj periudhe është zhvilluar një punë e mirë në koordinim të plotë me bashkëpunëtorët duke realizuar detyrat secili.

I pranishëm në këtë analizë pune ishte edhe Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj i cili falenderoi degën e kryqit të kuq shqiptar në Mat për bashkëpunimin me institucionin që ai drejton.

Edhe të deleguarit nga Tirana vlerësuan punën e bërë nga Kryqi i Kuq Shqiptar dega Mat.

Më pas dega e Matit kaloi në zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese