Kryetari i PD Mat, Arjan Lika: Bashkitë Mat e Klos të pezullojnë taksat vendore

Share

Kryetari i Partisë Demokratike për Matin, Arjan Lika doli këtë të shtunë në një deklaratë për mediat. Lika iu kërkoi Bashkive Mat e Klos që në kuadër të situatës së krijuar nga Covid-19 të pezullojnë taksat vendore. Po ashtu, kreu i demokratëve të Matit kërkoi nga pushteti vendor që qytetarët të trajtohen njëlloj në ndihma. Një tjetër apel i Kryetarit të Partisë Demokratike Mat, Arjan Lika ishte edhe për qytetarët të cilëve ju kërkoi që të zbatojnë në maksimum masat e vendosura nga autoritetet vendore apo lokale për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

Read more

Local News