Kryeminstri Edi Rama ka emëruar në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Ceno Klosin.

Ky vendim vjen pas emërimit të Delina Ibrahimajt në krye të ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Klosi ka mbajtur më herët pozicionin e drejtorit të Agjencise Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve.

Vendimi i plotë:

EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TATIMEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Ceno Klosi emërohet në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA