Kryeministri Edi Rama vijon me fushatën online me të gjithë ata që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Edhe kete te hene kreu i qeverisë ka publikuar mesazhin e një tjetër artisti, që mendon se godina e teatrit duhet shembur për të ndërtuar një të ri. Rama ka zgjedhur kete te hene mesazhin e regjisorit Altin Basha, i cili shprehet se duhet një godinë e re, pasi sipas tij, ajo godinë nuk, ofron mundësinë për zhvillimin e një krijimtarie cilësore teatrore.
Ne rrjetin social facebook Rama shkruan:
“Regjizori Altin Basha, një ndër emrat më të spikatur të gjeneratës së re të krijuesve të skenës, mbështet njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror shqiptar, ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar dhe shembjen e gërmadhës ekzistuese.”
Me tej kryeministri ka cituar regjizorin Altin Basha:
“Qartë dhe shqip, unë mendoj se duhet një godinë e re. Pjesa muzeale mund të zgjidhet brenda godinës së re. Si regjisor, po ju deklaroj me përgjegjësi, se ajo godinë nuk ofron mundësinë për zhvillimin e një krijimtarie cilësore teatrore dhe, për rrjedhim, një cilësi të ulët produkti për spektatorët dhe qytetarët.”

Share
Read more