Krahas tre pallateve që po ndërtohen pranë ish ndërmarrjes së përpunim drurit në lagjen e ish SMT, Bashkia e Matit nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave po konverton një tjetër godinë të ish kësaj ndërmarrjeje për ta kthyer në banesa sociale. Për të parë nga afër punimet, ishte vetë Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj i cili u shpreh se ndërtimi i tre pallateve por edhe konvertimi i kësaj godine në tetë banesa sociale, do t’i japin zgjidhje problemit të strehimit në qytetin e Burrelit. Po ashtu, Malaj tha se të tjera investime pritet të gjallërojnë këtë zonë të qytetit e është lënë prej afro 30 vitesh jashtë vëmendjes së zhvillimit.

 Puna për konvertimin e këtij ovjekti në tetë banesa ka vijuar prej ditësh dhe pas pak muajsh, ato pritet të jenë gati për tu vendosur në dispozicion të të pastrehëve.