Mungesa e reshjeve të shiut gjatë stinës së pranverës por edhe të dëborës gjatë dimrit, ka bërë që burimet e thella të ujit të ulin ndjeshëm sasinë e tij. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me burimin e ujit të fshatit Vinjoll nga ku furnizohet ujësjellësi i Matit. Por kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj thotë se me disa ndërhyrje të bëra në rrjet, duke e përmirësuar atë, sasia e ujit që shkon tek abonentët është shumë më e madhe, sidomos në 5 ditët e fundit. Nga ana tjetër, Malaj tha se pritet që shumë shpejt të miratohet edhe fondi për ndërtimin e rrjetit të ri të furnizimit me ujë të pijshëm nga burimi e deri në qytetin e Burrelit. Po ashtu, një tjetër projekt është ndërtimi i ujësjellësit për 17 fshatra në tre njësië administrative, një linjë e të cilit do t’i bashkohet ujësjellësit aktual të qytetit. Prurjet e burimit të Vinjollit nga ku furnizohet ujësjellësi i Matit vazhdimit kanë pësuar rënie gjatë stinës së verës, por me mungesën e reshjeve të shumta të shiut apo borës, situata bëhet edhe më problematike