Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj në një intervistë për Mat Televizion thotë se në 5 njësi administrative po punohet intensivisht për vendosjen në efiçencë të banorëve veprat vaditëse. Malaj përmendi këtu kanalin e Sekës, atë të Urakës, rezervuarin e Mallunxës e disa vepra të tjera të cilat prej vitesh nuk kanë qenë funksionale.

Nga ana tjetër, Kryebashkiaku Malaj tha se problem mbetet kanali vaditës i Batrrës së Madhe pasi është bërë një investim i cili nuk ka funksionuar asnjë ditë dhe nuk është marrë në dorëzim nga bashkia.

Nga ana tjetër, Kryebashkiaku i Matit Agron Malaj tha se në të gjitha njësitë administrative do të ketë mbikqyrës apo menaxhues të ujit vaditës në varësi të bashkisë.