Dje kryeministri Edi Rama publikoi një sërë rregullash të reja restriktuese që praktikisht ndalonin përdorimin e makinave nga personat që punojnë në administratën qeveritare. Këto rregulla duket se janë adaptuar edhe nga Kryetari i bashkisë Mat Agron Malaj. Ai ka njoftuar me një status në facebook se nuk do lejohet perdorimi i makinave nga titullarët e bashkisë, përjashtim bëjnë vetëm ata që do të kenë arsye të forta.

Stutusi i Agron Malaj në facebook

VEMENDJE

🔴 Nga sot, të gjithë punonjësit e Bashkisë Mat, nuk do të përdorin makinë për të shkuar në punë!

Nga ky rregull përjashtohen vetëm punonjësit e Bashkive, që janë të përfshirë në listën prioritare me firmën e titullarit, për të garantuar zhvillimin e luftës sipas planit, në aspektin shëndetësor dhe humanitar!

🔴 Nga sot, të gjithë punonjësit e institucioneve në varësi të Bashkisë Mat, që kanë punë në zyrë, nuk do të përdorin makinë për të shkuar në punë.

Titullarët e të gjitha institucioneve në varësi të Bashkisë, duhet të çojnë sot tek Kryetari i Bashkisë, listën e arsyetuar të punonjësve që e kanë të domosdoshme lëvizjen me makinë. Emër për emër!

Të gjitha listat duhet t’i vihen në dispozicion Policisë së Shtetit.

🔴 Shkelja e këtyre masave, të cilat do të përfshihen sot, së bashku me masat e reja për lëvizjen e këmbësorëve, në Aktin Normativ, do të ndëshkohen me mbajtjen e rrogës për 3 (tre) muaj dhe në rast përsëritje me largimin përfundimtar nga puna!

Sot punonjësi i Shtetit që shkel rregullat e luftës në mënyrë të përsëritur, nuk është një kundravajtës si të tjerët, por një dezertor në kuptimin e plotë të fjalës!

🔴 Nga sot, këmbësorët që do të shkelin masat e reja të lëvizjes dhe që figurojnë në borderotë, si punonjës të Bashkisë Mat, do t’u mbahet rroga për 3 (tre) muaj dhe në rast përsëritje do të largohen përfundimisht nga radhët!

Populli nuk i paguan taksat për t’u dhënë rroga atyre që rrezikojnë jetën e tyre në këtë luftë ku punonjësi i Shtetit duhet të jetë shembulli më kuptimplotë i disiplinës shtetërore dhe përgjegjshmërisë qytetare!

🔴 Kjo luftë nuk është lojë! Përballë armikut që na ka sulmuar jemi një vend, një popull dhe një shtet! Vetëm kështu mund t’ia dalim dhe askënd që s’do të kuptojë nuk mund ta tolerojmë më!