Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka ankimuar vendimin për masën ‘arrest me burg’ në Apelin e GJKKO-së.

Ai akuzohet për një tender me vlerë mbi 2.8 milion euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Alla, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, pretendon se akuza e shkeljes së barazisë në tendera e ngritur nga SPAK është e pabazuar dhe në shkelje të ligjit.

Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm Saida Dollani do të vendosë nëse do e pranojë kërkesën e të pandehurit apo jo.
Ndërkohë, seanca është caktuar që të mbahet këtë të premte në orën 09:30.

Lefter Alla u arrestua ashkë me 12 persona të tjerë përfshirë dhe nënkryetaren e Bashkisë së Bulqizës.
(BalkanWeb)