Betimi i kryebashkiakut të Memaliajt Gjolek Gucaj është regjistruar me incidente. Këtë herë objekt i presionit dhe i kërcënimeve ka qenë gazetari i Report TV Piro Nase. Gazetari ka qenë duke filmuar momentin e betimit kur është kundërshtuar si nga kryebashkiaku Gucaj ashtu edhe nga Kryetarja e PS Etmonda Harizi e cila po i vendoste atij shiritin Kuq e Zi. Me tej gazetari kercenohet dhe nga “keshilltari” i PS Luan Halilaj per ta fshire regjistrimin e realizuar.
Një skenë të denjë per ate proces banditesk votimi, e cilëson ish-deputeti i PD-së në një status në Facebook, që nuk i shkon përshtat popullit me vlera të memaliajt. Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe vetë gazetari Piro Nase.
Statusi i gazetarit Piro Nase
Në 20 vjet gazetari që kam, është hera e parë që mëndodh që një zyrtar i zgjedhur, pengon, kërcënon dhe intimidon haptazi fare një gazetar. Kryetari i votuar nga 1/5 e banorëve të Memaliajt, sillet nëmënyrë arrogante duke më penguar në detyrën time. Gjithcka ndodhi pak minuta para konstituimit të tij nga Këshilli Bashkiak, ku Gjoleka nuk durontë dot për të vendosur shiritin e kryebashkiakut dhe stolisej nga kryetarja e PS nëMemaliaj në hyrje të sallës.