Shumë fshatra në Bashkinë e Klosit kanë mungesë të ujit vaditës, ndërsa kjo i ka çuar banorët në sakrifica të mëdha. E tillë është edhe ajo e familjes Cukali nga fshati Kloskatund. Në mungesë të ujit vaditës me rrjedhje, ata sakrifikojnë në kushtet e mbijetesës. Selman Cukali thotë se prej 3 dekadash ata gënjehen në fushata elektorale që do tju sigurohet uji i pijshëm e ai vaditës, por deri sot asnjë premtim nuk është mbajtur. Për të mbajtur një serë të ngritur afër shtëpisë së tij, Selmani tregon se e merr ujin për vaditje në lumin Mat, pasi nuk ka asnjë mundësi tjetër. Selman Cukali shprehet gjithashtu se edhe tensionin e energjisë elektrike e kanë të ulët, duke ju djegur disa herë pajisjet elektroshtëpijake. Edhe pse në këto kushte të vështira, familja Cukali thotë se nuk mund ta braktisë vendlindjen, pasi e kanë të pamundur ekonomikisht.