Pas kronikes se shfaqur dje ne Mat Tv per familjen ePashke Menges ka ardhur edhe reagimi i Bashkise Mat.

Lexo ketu kroniken e djeshme https://mattv.al/jeta-e-veshtire-e-familjes-menga-nga-stojani/?fbclid=IwAR0pljLabGCNvzcmh1fGbAC1hYGYbHUaOlQ5AXxVm-3WcUTdfAl0SJliMEM

Sipas bashkise Mat familjes Menga i eshte premtuar nje shtepi e re e cila do te ndertohet nga Prifti Don Gion Franko. Gjithashtu sipas bashkise gjithashtu kjo familje ka perfituar pako ne kete periudhe.

Me nje status ne facebook bashkia hedh poshte pretendimin e zonjes Pashke Menga e cila shprehej qe eshte e paralizuar.

Statusi i bashkise Mat ne facebook

PËR INFORMIM

Duke marr shkas nga një lajm i publikuar në median lokale në lidhje me gjendjen social ekonomike të Znj. Pashke Menga, banore në fshatin Stojan, Njësia Administrative Ulëz, sqarojmë se, Bashkia Mat në Shtator të vitit 2019 ka bërë vlerësim social ekonomik të familjes.
Pas konstatimit të gjendjes është marrë kontakt me shoqata dhe institucione të tjera për t’iu ardhur në ndihmë familjes. Falë kontributit të Priftit Don Gion Franko i Kishës Baz u arrit marrëveshja për ndërtimin e shtëpisë, në të cilën Bashkia Mat përgatiti dokumantacionin dhe filloi ndërtimi i shtëpisë për familjen Menga.
Po ashtu kjo familje krahas pensionit që merr nënë Pashke (theksojmë që nuk është e paralizuar siç paraqitet në kronikë, kjo, e pasqyruar dhe në foto gjatë vlerësimit social nga specialistët), djali i saj Ermali trajtohet me asistencë nga ana e Bashkisë Mat. Gjithashtu nga situata e krijuar nga COVID-19, Njësia Administrative i ka ofruar pako ushqimore kësaj familje.
Duke marr shkas nga situata e vështirë që ndodhemi ju bëjmë thirrje të gjithë strukturave, individëve, OJF, etj, të ndihmojmë çdo strukturë që është në shërbim të njerëzve në nevojë.