Ndeshja e sotme Kroaci-Shqipëri është edhe një sfidë mes shokësh. Janë disa lojtarë që luajnë në të njëjtën skuadër në Europë dhe sot mund të jenë kundërshtarë për 90 minuta.

Te Leçe luajnë Marin Pongraçiç dhe Ylber Ramadani e Medon Berisha. Mario Pashaliç dhe Berat Gjimshiti luajnë bashkë tek Atalanta.

Janë edhe disa lojtarë të tjerë kroatë dhe shqiptarë që njihen mirë, pasi kanë qenë në një skuadër, siç është rasti i Etrit Berishës me Nikola Vlashiç, i cili është dëmtuar dhe nuk luan.

Mbrojtësi Ardian Ismajli njihet mirë me Josip Juranoviç, sepse kanë qenë bashkë te Hajduku i Splitit vite me parë.

Me Juranoviç ka një njohje edhe Ernest Muçi nga koha e Legias së Varshavës. Për të ardhur te mesfushorët Marselo Brozoviç dhe Kristjan Asllani tek Interi. Lojtari kuqezi u ble nga Empoli pikërisht për të zëvendësuar kroatin, që tani luan në Arabi.