Pasojat e krizës në sektorin minerar po biejnë direkt mbi minatorët. Këta të fundit prej afro një viti janë mbajtur në punë me shpresën që firmat do të shitnin prodhimin por çmimi shumë i ulët në treg ka bërë që të mos ketë shitje. Qindra minator në Bulqizë e Martanesh janë sot të papunë pasi galeritë ku ata punonin ose janë mbyllur ose iu është kërkuar që të presin për marrjen e pagave. Minatorët janë me muaj të tërë papaga për shkak se nuk ka patur shitje. Ish minatorët dhe minatorët shprehen se qindra familje kanë mbetur të paardhura pasi prej shumë muajsh nuk janë paguar. Subjektet ngrejnë supet para minatorëve, ndërsa këta të fundit nuk kanë para për të mbajtur familjen si dhe nuk u janë paguar as siguracionet.
Problemin e minatorëve e vërtetojnë edhe tregtarët e pakicës në qytetin e Krastës. Ata shprehen se prej muajsh minatorët po marrin ushqimet bazike me listë.
Ndonëse që prej Marsit të këtij viti në vendin tonë flitet për pandeminë, askush nuk flet për mijëra familje bnë të gjithë vendin që ushqehen nga puna e sektorit minerar.