Bashkia e Klosit ka vijuar punën për hedhjen e skorjes dhe kripës në rrugët ku ka patur prezencë akulli në Njësinë Administrative Xibër. Mjetet e drejtorisë së shërbimeve kanë bërë të mundur hedhjen e kripës dhe skorjes në rrugët e lagjeve të fshatit Xibër – Hane. Po ashtu është bërë e mundur hedhja e skorjes dhe kripës edhe në rrugët e fshatrave Shkallë e Gurë i Bardhë, ku temperaturat ekstreme të ulta krijuan akull duke penguar qarkullimin normal të automjeteve.

Prania e skorjes dhe kripës mbi akull do të mundësojë shkrirjen e tij dhe qarkullimi i automjeteve të kryhet normalisht për të gjithë banorët e fshatit Xibër – Hane në Njësinë Administrative Xibër.

I kontaktuar nga Mat Televizion, Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës dhe Shërbimeve pranë Bashkisë Klos, Jetmir Dedolli tha se është ndërhyrë në të gjitha zonat problematike ku ka patur akull në rrugë si në Gurrë të Vogël, Mishtër e Gurrë të Madhe. Po ashtu sipas tij vijon puna për hedhjen e kripës dhe skorjes në rrugët e lagjeve të fshatit Ketë i cili është edhe fshati më i largët i Bashkisë së Klosit.