Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka shpërndarë këtë të shtunë në prag të protestës kombëtarë të opozitës një video ku shpreh arsyet se përse shqiptarë duhet të protestojë.
Basha ka bërë një thirrje të fuqishme përmes rrjeteve sociale për të gjithë shqiptarët që në orën 19 të mblidhen në bashkimin popullor dhe dhe qytetar në Tiranë.
Në mesazhin e shoqëruar me video, Basha shprehet se bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria për ta cuar betejen drejt fitores së sigurtë është investimi më krenar për fëmijet, për të ardhmen e tyre dhe të cdo shqiptari.
Kryedemokrati ju drejtua të gjitha grupmoshave nga fëmijet deri tek pensionistët duke i ftuar në marshimin popullor. Basha e mbyll postimin me thirrjen “Asnjë hap pas”!