Nga Kreshnik Çollaku

Te dashur qytetare te Matit,te dashur miq e bashkepunetore,te dashur antare sipmatizante te Partise Demokratike,ju qe nuk u lodhet e trokitet ne cdo dere,ju qe nuk u perkulet para cdo presioni e joshje,ju qe refuzuat cdo pazar per te shitur dinjitetin,ju qe me mbeshtetet me perkrahet dhe qe luftuat deri ne fund te nje beteje te pabarabarte me mua..,une sot pervec mirenjohjes se pafund kam vec nje kerkese.,,MOS U DOREZONI.
Une ju jap fjalen e nderit se nuk do te dorezohem kurre,se per mua sot vota e me shume se 5 mije matjaneve eshte nje detyrim madhor.
Ne cdo hap,vendim ne cdo qendrim e beteje kjo vote do te mbetet e shenjte dhe do te jete fuqi e pashterueshme per betejat tona.

Te dashur matjane e qytetare te qarkut Diber,MOS U DOREZONI..,ne cdo beteje fiton ai qe pas cdo rrezimi ka fuqine te ringrihet e te luftoje me fort.
Une e di qe ju do ta beni,une e di qe ju nuk do te dorezoheni..,une e di qe ju jeni te pathyeshem.
Per mua mbetet privilegji i jetes te shkoj cdo dite ne beteje me ju e per ju !!

Ju faleminderit te gjitheve ✌🏻✌🏻