Mbledhja e Komisionit për Politikën e Jashtme, mbledhje po zhvillohet me praninë fizike nga ana e deputetëve socialistë dhe demokratë.
Gjatë mbledhjes, deputeti i PD, Kreshnik Çollaku solli në vëmendje çështjen e “Open Balkan”, duke e konsideruar si një veprim mjaft të rëndë që ka cënuar marrrëdhëniet me Kosovën.
Sipas Çollakut, “Open Balkan” ishte një projekt mbi hegjemoninë serbe në Ballkan dhe jo një projekt bashkëpunimi.“Open Balkan është modeli i ri për mbijetesën e serbëve në Ballkan. Çudia më e madhe është se ky projekt është projekt i Beogradit. Nuk është një shpikje e kryeministrit Rama dhe ai bën sikur është një ide e tij. Këtu kemi politikanë shumë të vjetër. Janë dëshmitarë të konflikteve më të mëdha në Shqipëri, por në 30 vite kanë pasur në një mendim të përbashkët, vetëm për Kosovën.
Çfarë ndodhi që në historinë tonë ka një konflikt kaq të madh me Kosovën. Si ka mundësi që nuk konsultohen me Kosovën? Si e vë firmën në një konfederatë, si u vinka firma me mendjen e një kyreministrit. Ore kanë hall ata njerëz, i njohin veprimet e serbëve. Prisni se nuk ka mbaruar, do të ketë të tjera provokime. Si mundet ne të shpallim paqe me dikë që masakron Kosovën si diplomatikisht si në mënyra të tjera,” tha Çollaku ndër të tjera.