Vizitat në Myftininë e Matit Ashtu siç është bërë traditë tashmë, në Myftininë e Matit u zhvilluan vizitat e rastit nga drejtues të institucioneve të ndryshme. të parët që mbërritën në myftini për të uruar festën, ishin Nënprefekti i Matit, Hasan Pasha, dy zëvendëskryetarët e Bashkisë Mat, Flutura Biba e Myslym Zeneli, Kryetarja e Këshillit të Bashkisë Mat, Elisa Gjasta dhe Nënkryetari i Këshillit të Qarkut Dibër, Halit Plamani. Ata u pritën nga myftiu Fabjon Kolaveri i cili i falenderoi për vizitën. Nënkryetari i Këshillit të Qarkut Dibër, Halit Palamani uroi të gjithë besimtarët festën e Fitër Bajramit. Më pas në Myftininë Mat mbërritën për vizitën e rastit deputeti i zgjedhur, Kreshnik Çollaku, Kryetari i Partisë Demokratike Mat, Arjan Lika, si dhe anëtarë të tjerë të kryesisë. Në vizitën me përfaqësuesit e Myftinsë Mat, urimet shkuan për të gjithë besimtarët që agjëruan për 30 ditë dhe kurorëzojnë sot një festë kaq të rëndësishme në besimin islam. Deputeti i zgjedhur, Kreshnik Çollaku uroi të gjithë besimtarët festën e Fitër Bajramit. Në emër të Myftinisë së Matit, uroi myftiu Fabjon Kolaveri.