Njësia Administrative Lurë në Bashkinë Dibër po përballet me probleme të shumta prej afro 10 ditësh. Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut një zonë në fshatin Krej Lurë ku dhe kalon rruga Lurë – Rrëshen është mbushur plot me ujë duke e kthyer në një liqen me një gjatësi më shumë se 2 km. Banorët tregojnë se dy furgonë që trasportojnë pasagjerët drejt Tiranës kanë ardhur deri aty dhe nuk kanë mundur të kalojnë përroin, kanë zbritur pasagjerët më këmbë. Ndërkohë mjetet e mbuluara nga uji kanë qëndrojnë nën ujë prej 3 ditësh.
Për të parë nga afër situatën në Lurë ishte vetë ish deputeti i PD Xhemal Gjunkshi i cili denoncoi mungesën e vëmendjes së strukturave të qeverisjes vendore e qendrore.
Nga ana tjetër banorët thonë se janë të izoluar prej më shumë se një muaji. Rrugët janë të pa kalueshme si nga Dibra ashtu edhe nga Rrësheni. Ato tregojnë se janë pa energji elektrike prej afro 10 ditësh. Në Lurë nuk ka asnjë elektriçist ndaj u duhet që të mobilizohen vetë banorët.
[12/01, 19:53] Aredio: Banorët e Njësisë Administrative Martanesh në Bashkinë e Bulqizës po përballen me probleme të mëdha të energjisë elektrike. Prej një muaji, banorët thonë se ka stakime të vazhueshme të rrymës, duke krijuar jo vetëm probleme por edhe dëme ekonomike pasi janë dëmtuar pajisjet elektroshtëpijake. Sipas banorëve, energjia shkëputet të paktën 12 herë në ditë, e rri pa u rikthyer deri në dy orë. Banorët kërkojnë që të merren masa pasi në këtë periudhë energjia është shumë e domosdoshme.
Një ditë më parë Njësia Administrative Martanesh i ka kërkuar ndërhyrje Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për këtë problem. Sipas drejtuesve të kësaj njësie, shkak për këtë situatë janë bërë 7 HEC-e që operojnë në këtë zonë dhe që energjinë që prodhojnë e kalojnë tek nënstacioni i Bulqizës. Por përfaqësues të HEC-eve, jo vetëm që nuk e mbajnë përgjegjësinë, por ankohen ndaj OSHEE e cila sipas tyre po ju krijon probleme si dhe dëme në pajisje.
Por kjo situatë e krijuar nga ndërprerja e vazhdueshme e energjisë elektrike, ka krijuar probleme edhe në sistemin shëndetësor. Drejtori i Qendrës Shëndetësore Martanesh Bashkim Isaku thotë se po na rrezikohen pajisjet apo medikamentet që duhet të rrijnë në kushte frigoriferike.