Braktisja e qytezës së Krastës së Martaneshit nga pushteti vendor vihet re edhe në mungesën e investimeve në infrastrukturë. Ndonëse banorët që jetojnë ende aty kanë problem të madh rrezikun nga shembjet e pallateve, një tjetër problem është edhe mungesa e sistemimit të lagjeve të brendshme.

Banorët thonë se që me reformën territorial të vitit 2015, pushteti vendor aty është inekzistent sa i përket vëmendjes ndaj tyre.

Nga ana tjetër, ato pak banorë të mbetur aty, ndonëse ndodhen mes maleve, edhe në dimër kanë ujë vetem 30 minuta në ditë, duke e bërë të pamundur furnizimin normal të tyre.